• Albnews Info
  • Privacy Policy
ALBNEWS.INFO |  Lajme Shqip
Advertisement
  • LAJME
  • BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • SHOWBIZ
  • TEKNOLOGJI
  • COVID-19
  • Zgjedhjet 2021
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • LAJME
  • BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • SHOWBIZ
  • TEKNOLOGJI
  • COVID-19
  • Zgjedhjet 2021
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
ALBNEWS.INFO |  Lajme Shqip
No Result
View All Result
Home LAJME

Kur fillon shpërndarja e 222 milionë eurove?

January 16, 2021
in LAJME
0 0
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në detyrë e Kosovës, javën e ardhshme do të fillojë së zbatuari masën e parë nga Programi i rimëkëmbjes ekonomike, që u prezantua të premten nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Kjo masë arrin vlerën prej 6.5 milionë eurosh që përfitojnë të vetë-punësuarit, (avokatët, rrobaqepësit, këpucëtarët, etj) që llogariten të jenë deri në 21 mijë, të cilët nuk kanë përfituar nga pakoja e kaluar, tha për Radion Evropa e Lirë, ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami.

Pas kësaj, për muajin janar do të shpërndahen edhe shtesat për pagat e punëtorëve të sektorit të Shëndetësisë dhe atyre të Policisë së Kosovës. Me rritje prej 30 eurosh, në këtë muaj do t’i marrin pensionet e tyre qytetarët mbi moshën 65 vjeç, që përfitojnë më pak se 100 euro në muaj. Edhe skemat sociale për këtë muaj do të shpërndahen të dyfishuara.

Zbatimi i masave tjera varet nga caktimi i kritereve nga ministritë përkatëse.

Bajrami tha se në bazë të Gjykatës Kushtetuese, qeveria është në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re, kështu që, sipas saj, qeveria aktuale ka të gjitha kompetencat ligjore, për zbatimin e buxhetit të këtij viti.

“Masat që kemi shpërndarë të premten, ky është planifikim sepse edhe buxheti është projeksion, pra mjetet qysh vijnë në buxhet edhe shpenzohen”, tha Bajrami.

Florent Spahija, ekspert ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim mund të zbatohen pasi ka qenë në kuadër të Ligjit për buxhetin e Kosovës, që është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe se ligji është në fuqi.

Megjithatë, ai shprehet se qeveria e re e zgjedhur nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, mund të rishikojë vendimet e qeverisë në detyrë.

“Kjo ndoshta nuk ka nevojë të shihet si fushatë, nëse e lejon ligji dhe e kërkon ligji një veprim të tillë, gjithçka është në rregull”, thekson Spahija.

Qeveria në detyrë e Kosovës, të premten njoftoi se janë aprovuar 16 masat për zbatimin e Programit për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021 në vlerë prej 222.4 milionë eurosh për sektorë të ndryshëm në emër të rimëkëmbjes ekonomike. Në këto masa përfshihen ndihma për sektorin privat, shëndetësor dhe skema sociale.

Vlera më e madhe, prej 50 milionë eurosh është ndarë për sektorin e Shëndetësisë, 40 milionë euro për blerjen e vaksinës kundër sëmundjes COVID-19 dhe 10 milionë euro për blerjen e aparateve të tjera mjekësore për menaxhim të pandemisë.

Më shumë se 45 milionë euro janë ndarë për mbulimin e kostos së tarifës së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, 12 milionë euro për sektorin e Bujqësisë, 11 milionë euro shtesa në pagë për sektorin që bart barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

Ndërsa, tre milionë euro janë ndarë për subvencionimin e sektorëve të prekur nga vendimet e Qeverisë për ndalimin e aktiviteteve (gastronomia, sallat e dasmave, sallat e sportit, qendrat rehabilituese dhe të ngjashme).

Me këtë vendim janë rritur për 30 euro edhe skemat pensionale për individët që përfitojnë më pak se 100 euro në muaj. Kjo rritje do të vlejë për tre muajit e ardhshëm. Kurse, vlera e skemave sociale është dyfishuar.

Hoti tha se tashmë obligohen ministritë përkatëse që t’i përgatisin shpejt udhëzimet dhe kriteret e nevojshme për shpërndarjen e kësaj shume.

“Ministria e Financave i ka marrë të gjitha obligimet e nevojshme që të mobilizojë sa më parë këto fonde për t’i futur në ekonomi dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës”, tha Hoti në një konferencë për media.

Rukiqi: Shuma e ndarë për sektorin privat, e pamjaftueshme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, shprehet se shuma e ndarë për bizneset është jashtëzakonisht e vogël dhe e pamjaftueshme për kërkesat dhe nevojat e bizneseve që kanë pësuar humbje nga pandemia. Ai thotë se do të kërkojë nga qeveria në detyrë që t’i ndryshojë disa nga masat.

“Pritjet tona kanë qenë, që rreth 200 milionë euro do të futen në forma të ndryshme në sektorin privat, duke parë që në sektorin privat është mundësia për krijimin e vendeve të reja të punës. Por, brenda kësaj shumë, ne shohim që ka fond për blerjen e vaksinave dhe skema sociale. Të dy janë të domosdoshme, por është dashur që këto të jenë në një buxhet të veçantë”, vlerëson Rukiqi.

Në bazë të vendimit të qeverisë në detyrë, një ndër masat është ndarja e 6.5 milionë eurove, për vazhdimin e subvencionimit në emër të linjës së pagave për bizneset aktive dhe “të vetëpunësuarit”. Pritjet e komunitetit të biznesit, thotë Rukiqi, kanë qenë që kjo vlerë të jetë dhjetëfish më e lartë.

Ai thotë se sektori më i dëmtuar nga vendimet e qeverisë për parandalimin e koronavirusit, ka qenë sektori i gastronomisë, kurse për këtë sektor janë tre milionë euro, mjete këto të pamjaftueshme.

Vlera prej më se 200 milionë eurosh është në kuadër Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, për ndihmë direkte financiare për bizneset të cilat kanë vështirësi të funksionimit si rezultat i ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Ky ligj është miratuar më 4 dhjetor 2020 në Kuvendin e Kosovës, porse ekzekutimi i mjeteve ka qenë i pamundur deri në miratimin e buxhetit të Kosovës, i cili është votuar më 29 dhjetor të vitit të kaluar.

Mbajtja e zgjedhjeve më 14 shkurt në Kosovë pason publikimin e aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se zgjedhja e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte bërë në mënyrë jokushtetuse. Kjo për shkak se për Qeverinë Hoti kishte votuar Etem Arifi, ndaj të cilit kishte një dënim të formës së prerë, për veprën penale “mashtrim me subvencione” me dënim prej më shumë se një viti.

Get real time update about this post categories directly on your device, subscribe now.

Unsubscribe
Previous Post

Mbërrijnë në Kosovë Frigoriferët për ruajtjen e vaksinave antiCovid

Next Post

​Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë

Alb

Alb

Next Post
​Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë

​Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë

Punëtorët brenda Zyrës së Kryeministrit vazhdojnë grevën

Punëtorët brenda Zyrës së Kryeministrit vazhdojnë grevën

Mitrovica përfiton fonde amerikane të MCC-së

Mitrovica përfiton fonde amerikane të MCC-së

Prishtina pëson humbje të thellë nga Barcelona

Prishtina pëson humbje të thellë nga Barcelona

Haradinaj thotë se ka pasur përafrim për emrin e presidentit para se Specialja t’i publikonte aktakuzat

Haradinaj thotë se ka pasur përafrim për emrin e presidentit para se Specialja t’i publikonte aktakuzat

Discussion about this post

RRJETET SOCIALE

  • 2 Fans
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Shpend Ahmeti: Albin Kurti nuk e ka synim të bëhet kryeministër i Kosovës, por i Shqipërisë

Shpend Ahmeti: Albin Kurti nuk e ka synim të bëhet kryeministër i Kosovës, por i Shqipërisë

February 12, 2021
PDK akuzon Kurtin e Osmanin se shkuan në veri të Mitrovicës për fotografi në kohë zgjedhjesh, “poshtëruan shtetin”

PDK akuzon Kurtin e Osmanin se shkuan në veri të Mitrovicës për fotografi në kohë zgjedhjesh, “poshtëruan shtetin”

January 31, 2021
KQZ aprovon rreth 130 mije aplikime nga diaspora

KQZ aprovon rreth 130 mije aplikime nga diaspora

January 31, 2021
Vosa Osmani me 14 kandidatë në listën e VV-së

Vosa Osmani me 14 kandidatë në listën e VV-së

January 19, 2021
Wesley Clark: Nëse Serbia Dëshiron Përafrim Me Perëndimin, Duhet Ta Njohë Kosovën

Wesley Clark: Nëse Serbia Dëshiron Përafrim Me Perëndimin, Duhet Ta Njohë Kosovën

0

With 150 million daily active users, Instagram Stories is launching ads

0

Washington prepares for Donald Trump’s big moment

0
Vjedhja e 2.1 milionë eurove, Hoti: Prokuroria të pyetet ku është procesi i hetimeve, jo Qeveria

Vjedhja e 2.1 milionë eurove, Hoti: Prokuroria të pyetet ku është procesi i hetimeve, jo Qeveria

0
Wesley Clark: Nëse Serbia Dëshiron Përafrim Me Perëndimin, Duhet Ta Njohë Kosovën

Wesley Clark: Nëse Serbia Dëshiron Përafrim Me Perëndimin, Duhet Ta Njohë Kosovën

February 14, 2021
Shpend Ahmeti: Albin Kurti nuk e ka synim të bëhet kryeministër i Kosovës, por i Shqipërisë

Shpend Ahmeti: Albin Kurti nuk e ka synim të bëhet kryeministër i Kosovës, por i Shqipërisë

February 12, 2021
KQZ: Në këto zgjedhje 67 mijë aplikues më shumë nga diaspora

KQZ: Në këto zgjedhje 67 mijë aplikues më shumë nga diaspora

February 4, 2021
Koemani i drejtohet Messit në stërvitje: Puna ime në duart tua me Bilbaon.

Koemani i drejtohet Messit në stërvitje: Puna ime në duart tua me Bilbaon.

January 31, 2021

Të Fundit

Wesley Clark: Nëse Serbia Dëshiron Përafrim Me Perëndimin, Duhet Ta Njohë Kosovën

Wesley Clark: Nëse Serbia Dëshiron Përafrim Me Perëndimin, Duhet Ta Njohë Kosovën

February 14, 2021
79
Shpend Ahmeti: Albin Kurti nuk e ka synim të bëhet kryeministër i Kosovës, por i Shqipërisë

Shpend Ahmeti: Albin Kurti nuk e ka synim të bëhet kryeministër i Kosovës, por i Shqipërisë

February 12, 2021
187
KQZ: Në këto zgjedhje 67 mijë aplikues më shumë nga diaspora

KQZ: Në këto zgjedhje 67 mijë aplikues më shumë nga diaspora

February 4, 2021
120
Koemani i drejtohet Messit në stërvitje: Puna ime në duart tua me Bilbaon.

Koemani i drejtohet Messit në stërvitje: Puna ime në duart tua me Bilbaon.

January 31, 2021
77
ALBNEWS.INFO |  Lajme Shqip

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

MENU

  • LAJME
  • BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • SHOWBIZ
  • TEKNOLOGJI
  • COVID-19
  • Zgjedhjet 2021
  • Privacy Policy

Të Fundit

Wesley Clark: Nëse Serbia Dëshiron Përafrim Me Perëndimin, Duhet Ta Njohë Kosovën

Wesley Clark: Nëse Serbia Dëshiron Përafrim Me Perëndimin, Duhet Ta Njohë Kosovën

February 14, 2021
Shpend Ahmeti: Albin Kurti nuk e ka synim të bëhet kryeministër i Kosovës, por i Shqipërisë

Shpend Ahmeti: Albin Kurti nuk e ka synim të bëhet kryeministër i Kosovës, por i Shqipërisë

February 12, 2021
  • LAJME
  • BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • SHOWBIZ
  • TEKNOLOGJI
  • COVID-19
  • Zgjedhjet 2021
  • Privacy Policy

© 2021 AlbNews.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • SHOWBIZ
  • TEKNOLOGJI
  • COVID-19
  • Zgjedhjet 2021
  • Privacy Policy

© 2021 AlbNews.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
error: Content is protected !!