Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, thotë se një njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, është rruga drejt përparimit dhe integrimit.
Sipas tij kjo sjellë përfitime për të dyja vendet.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Clark thotë se administrata e re e Presidentit Joe Biden, do ta shtojë vëmendjen ndaj Evropës Juglindore dhe Ballkanit.
“Mendoj se e ardhmja e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe nëse do të ketë njohje reciproke varet nga udhëheqja në Serbi. Mendoj dhe shpresoj që udhëheqja në Serbi ta kuptojë rëndësinë e një përafrimi më të madh me Perëndimin, dhe kjo do të thotë njohje e Kosovës si shtet i pavarur. Kjo do të thoshte lënia pas e së shkuarës dhe vështrimi nga e ardhmja. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm nga Serbia, ata janë shumë të lidhur me vlerat perëndimore dhe shpresoj që udhëheqja serbe të mund të shohë se është në interesin e saj dhe të ndjejë dëshirën për një lidhje më të fortë me Perëndimin dhe kjo do të thotë njohje e Kosovës”, ka thënë Clark.
Discussion about this post