Sipas LVV-së, Daka po vepron nën presion dhe e kontrolluar prej partive të PLAN-it, që dëshirojnë ta ndalin çkapjen e shtetit.
“Aq i madh është kontrolli që po ushtrohet mbi Valdete Dakën dhe përmes saj mbi KQZ-në, sa që për herë të parë kryetarja e KQZ nuk e miratoi rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por e rrëzoi atë”, thotë Vetëvendosje.
Më tej thekson se Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike kishte bërë rekomandimin që listat e të gjithë subjekteve të votoheshin ashtu siç ishin, në pako, mirëpo KQZ-ja mori vendimin antiinstitucional dhe kërkoi që listat të votoheshin një nga një.
“Kuptohet, synimi i vetëm i këtij vendimi ishte rrëzimi i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, meqenëse në KQZ mund të krijohet vazhdimisht një shumicë votash me aleancën midis Valdete Dakës, përfaqësuesve të PLAN-it, dhe minoriteteve”, thuhet tutje.
LVV shton tutje se të gjitha partitë e vjetra që kanë kapur shtetin dhe Valdete Dakën, së bashku, nuk kanë aq mbështetje sa Lëvizja VETËVENDOSJE.
“Por, mbështetja e qytetarëve tashmë është bërë masive dhe më shumë se gjysma janë shprehur bindur për ndryshim! Prandaj përpjekjet e tyre për të ndalur Lëvizjen, nuk do të kenë sukses. Ne edhe kësaj radhe u treguam parimorë si gjithnjë, e meqë ishim që listat të votoheshin në tërësi pa paragjykim, i votuam listat e subjekteve të tjera, pavarësisht korrupsionit dhe keqqeverisjes që ato përfaqësojnë”, deklaron Vetëvendosje.
Më tej LVV thotë se ankthi e paniku i tyre mund të shkaktojë veprimet e fundit antiligjore e antidemokratike.
“Sigurisht, nuk kemi pritur që edhe ata të ishin respektues, sepse njerëzit të cilët kurrë nuk kanë respektuar Kosovën dhe qytetarët e saj, nuk do të mund të respektojnë Vetëvendosjen. Ne nuk na befason sjellja e tyre, sepse është e njëjta, tash e njëzet vite. Por situata ka ndryshuar rrënjësisht, dhe ankthi e paniku i tyre mund të shkaktojë veprimet e fundit antiligjore e antidemokratike, por shpejt do të përfundojë”.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me të gjitha procedurat ligjore dhe do ta paraqesim çështjen në PZAP.
“Sa i përket vendimit të padrejtë nga KQZ, ne do të vazhdojmë me të gjitha procedurat ligjore dhe do ta paraqesim çështjen në PZAP. Dhe jemi të bindur se në 14 shkurt lista jonë do të jetë e certifikuar, e votuar dhe fituese, e plotë dhe me krejt emrat, sepse kemi të drejtë”, theksohet në fund.
Discussion about this post