Punëtorët brenda Zyrës së Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës kanë vendosur të vazhdojnë grevën.
Zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit kanë njoftuar se janë futur në grevë, pasi po kërkojnë të anulohet kjo rregullore, kërkesë kjo që u dërgua në Kabinetin e Kryeministrit Hoti, më 6 janar 2021, por që sipas Këshillit Grevist, kjo kërkesë nuk u përfill nga ta.
“Ju njoftojmë se mbi gjysma e zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarë të ish Ministrisë së Integrimit Evropian kanë hyrë në Grevë më 14 janar 2021 dhe kanë vazhduar atë ditën e sotme.
Kërkesa e vetme e grevistëve është: Anulimi i Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.
Kjo Rregullore është duke u kundërshtuar për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të hartimit të saj. Grevistët e vlerësojnë se kjo Rregullore përbën shkelje të shumta procedurale dhe materiale të legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e grevisteve.
Ata kanë thëne se greva do të vazhdojë deri në Anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.
Discussion about this post