Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.
Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta.
Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë.
Për nder të përvjetorit të rënies së tyre, kryeministri në largim, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme do të vendos kurora lulesh te shtatorja e tij.(Shtatorja e Zahir Pajazitit, Prishtinë) .
Discussion about this post